Vrau 19 vjeçaren pasi nuk pranoi të dorëzohej, polici shpërthen në lot (VIDEO)

Ky është momenti kur një polic në Michigan qëllon për vdekje një vajzë 19 vjeçare dhe më pas shpërthen në lot për veprimin e bërë.

Sipas autoriteteve, 19-vjeçarja Briana Sykes po bënte paradë të Juneteenth dhe shkoi me mjet drejt policit duke mos pranuar të dorëzohet.

Oficeri pa emër shihet në pamje teksa i bërtet Sykes-it të hedhë armën para se të qëllojë drejt mjetit.

Policia u përpoq të ringjallte Sykes në vendngjarje, por pa rezultat . E reja u dërgua në një spitalin lokal dhe më pas u shpall e vdekur, thanë autoritetet.

Policia e Shtetit të Michiganit po heton të shtënat, por tha se dëshmitarët dhe policët e tjerë në vendngjarje konfirmuan se Sykes qëlloi e para dhe refuzoi të dorëzohet.
Motra e viktimës tha se ajo nuk e fajëson oficerin – dhe në fakt, ndihet keq për të.

Shtuar 23.06.2021 11:46