Vijon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovës, asnjë vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 728 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu janë shëruar 99 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750. Në total numri i rasteve aktive është 5.118.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.156 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës. Deri më sot 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 17.01.2022 15:21