Dybala duket jashtë orbitës së Juventus-it, hidhen sytë nga talenti i Romës

Dybala me shumë ngjasa nuk do të rinovojë me klubin e Juventus.

Argjentinasi pëlqehet nga Interi dhe me shumë mundësi Marotta do e bëjë një lëvizje për të.

Juventus ka hedhur sytë nga talenti i Romës, Nicolo Zaniolo. “Zonja e Vjetër” është duke e konsideruar si mundësi reale transferimin e Zaniolos. Gjithashtu me dëmtimin e Chiesas, Zaniolo do të ishte një zëvendësues ideal për ish-lojtarin e Fiorentinas.

Ende nuk ka një komunikim zyrtar në drejtim të Romës por Juventus është duke mbledhur informacione rreth fantazistit të Romës./ h./ll/albeu.com


Shtuar 17.01.2022 15:27