“Është unik”, Thomas Tuchel flet për situatën e Armando Brojës

Trajneri i Chelseat , Thomas Tuchel , ka inkurajuar Armando Broja që të “vazhdojë të përmirësohet” gjatë periudhës së tij te Southampton .

Sulmuesi i akademisë ka kontribuar me pesë gola nga 17 paraqitjet e tij në Premier League, duke lënë një përshtypje kaq pozitive sa Ralph Hasenhuttl ka pranuar se do të dëshironte të nënshkruante me sulmuesin shqiptar një kontratë të përhershme.

Megjithatë, 20-vjeçari ka një kontratë afatgjatë në Stamford Bridge dhe duket se Tuchel aktualisht nuk do të mbështeste asnjë vendim për të ndarë rrugët me sulmuesin.

Duke folur për gazetarët në një konferencë për shtyp, Tuchel tha: “Ai është lojtari ynë dhe po bën mirë. Por, në të njëjtën kohë, është vetëm gjysmë sezoni, dhe ai duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të bëjë mirë në Southampton.

Ne kemi një arsye pse ata janë lojtarët tanë. Ata kanë cilësi, kanë mentalitet dhe tani ata janë atje vetë në mjedise të ndryshme, klube të ndryshme dhe duke e dëshmuar veten.

Armando po bëhet gjithnjë e më i mirë. Ai është një lojtar shumë unik me disa pika të forta unike në lojën e tij. Shpejtësia e tij, ai është i fortë dhe golashënues.

Së pari, tani nuk është momenti për të diskutuar për të. Është momenti që ai të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë të përmirësohet,” përfundon tekniku gjerman.

Raportet kanë sugjeruar se Chelsea do të marrë një vendim për të ardhmen e Broja deri në fund të javës. r.t/albeu.com

Shtuar 17.01.2022 15:21