Protesta e zhvilluar sot në Tiranë u përshkallëzua në përplasje dhe tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Një i ri mbeti i dëmtuar në sy, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome, dhe më pas u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës.
Me syrin e fashuar, ai ka rrëfyer nga spitali momentin kur ndodhi ngjarja, duke thënë se vijon të ketë shqetësime.
Të lidhura
None found
“Isha duke folur në telefon me nënën. Sapo e mbylla telefonin, mora goditjen. Ishte goditje e drejtpërdrejtë. Nuk po godisja asgjë, isha vetëm aty. Kur më qëlloi, më shuki në sy. Gjuajtja ishte drejtpërdrejt, nuk ishte me rikoshet siç thonë”, tregoi ai.







