“Vendtakim i lloj lloj m*ti”, këshilltari i Pacollit jep një tjetër pistë për vrasjen e Liridonës: Institucionet e sigurisë duhet të alarmohen

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka reaguar sërish për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai ka ngritur dyshime se vrasja e Liridonës mund të lidhet edhe me shërbimin secret serb.

Sipas tij restoranti në Graçanicë ku darkuarn për herë të fundit Liridona Ademaj me Naim Murselin përdoret shpesh si vendtakimi mes agjetëve secret të Serbisë.

Restoranti “Etno Kuca” ose qysh njihet në qytet “Te Bata” në Graçanicë me pronar një serb, nuk paska qenë vetëm darka e fundit e një monstrumi që dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas së vet gjysëm ore pas darkës.

Qenka vendtakimi i lloj lloj m*ti (ndjesë për shprehjen) të Prishtinës me agjentë të BIA-s serbe me qëllim, fabrikimin e dëshmive kundër UÇK-së.

Ky është alarm i madh per institucionet e sigurisë”, shkruan Zyberaj.