Vangjel Tavo: Po punojmë për rikthimin e normalitetit pas zjarreve në Himarë, pranë familjeve të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, njoftoi se ekipet vijojnë ndërhyrjet në terren për të stabilizuar situatën pas zjarreve që përfshinë disa zona të bashkisë.

Sipas Tavos, po kryhet vlerësimi i dëmeve dhe po mbahet kontakt i drejtpërdrejtë me familjet e prekura. Rikthimi i energjisë elektrike, furnizimi me ujë dhe normalizimi i jetës në zonat e dëmtuara mbeten ndër çështjet kryesore.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e tij, Tavo bëri të ditur se gjatë ditës, së bashku me stafin e bashkisë të angazhuar për menaxhimin e situatës, zhvilloi inspektime në zonat më të prekura nga zjarri dhe u takua me banorët për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre.

Grupet e Bashkisë Himarë po evidentojnë pasojat e zjarrit në bashkëpunim me grupin e verifikimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Në terren ishte e pranishme edhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Një tjetër prioritet është rikthimi i furnizimit me energji elektrike dhe ujë në të gjitha zonat e prekura. Ndërkohë, rrugët janë hapur dhe qarkullimi ka rifilluar normalisht.

Puna do të vijojë për dokumentimin dhe vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Bashkia dhe institucionet qendrore po bashkëpunojnë për të garantuar që çdo familje e prekur të marrë mbështetjen e nevojshme.

“Në këto momente të vështira, prioriteti ynë është të qëndrojmë pranë banorëve dhe të rikthejmë sa më shpejt normalitetin në çdo zonë të prekur”, u shpreh Vangjel Tavo.


Shtuar 6.09.2026 20:15

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetofficejojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabet