Vaksina Pfizer merr miratimin e plotë për përdorim nga FDA

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave I ka dhënë “dritën jeshile” vaksinës Pfizer/BioNTech.  Kjo do të thotë se vaksina është plotësisht e licencuar për përdorim te njerëzit mbi 16 vjeç, raporton albeu.com.

Vaksina është e para që shkon përtej licencimit të përkohshëm dhe konsiderohet se hap rrugën për kërkesat e vaksinimit nga spitalet, kolegjet, kompanitë dhe organizatat e tjera.

Ndërsa pritet që të licencohet dhe për moshat 12-15 vjeç, industria farmaceutike po mbledh të dhëna për grupmoshat specifike.

Vendimi tjetër i rëndësishëm nga FDA është të autorizojë doza përforcuese, megjithëse disa argumentojnë se vendimi është i parakohshëm pasi, bazuar në të dhënat, vaksinat ofrojnë mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve serioze dhe shtrimit në spital, dhe në lidhje me mutacionin Delta.

Rregullatori po shqyrton gjithashtu aplikimin për një licencë të plotë për Moderna-n, me vendimin që pritet në pak javë./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 16:14