Zjarr në një lokal në Myslym Shyr

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një lokal në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Myslym Shyrit, ndërsa nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:25, në rrugën “Myslym Shyri, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.05.2021 00:01

Tags: ,