U fut në intubim, ndërron jetë një nga fëmijët e përfshirë në aksidentin me teleferik në Itali

Ka shkuar në 14 numri i viktimave nga aksidenti me teleferik në Itali. Një nga fëmijët e shtruar në spitalin “Regina Margherita” në Torino vdiq nga dëmtimet shumë të rënda të pësuara në aksident, sikurse raportojnë burime mjekësore nga spitali. Ai ishte 9 vjeç dhe ishte  intubuar në kujdesin intensiv.

Në spital ndodhet tashmë një fëmijë tjetër, 5 vjeç që mbetet personi i vetëm i mbijetuar nga kjo ngjarje e rëndë. Të dy fëmijët ishin dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa në vendngjarje ekipet e shpëtimit janë ende në punë së bashku me zjarrfikësit dhe karabinierët. Mësohet se mes viktimave ka dhe të huaj, ndërsa ende nuk është përfunduar identifikimi i të gjitheve.

Kabina e teleferikut që nga lëvizte nga Stresa në Mottarone, në provincën Verbania-Cusio-Ossola u shkëput dhe u rrëzua në një nga pikat më të larta të itinerarit. Aksidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga shkëputja e një litari në pjesën më të lartë të rrugës që përshkonte teleferiku që duke filluar nga Liqeni Maggiore, arrin një lartësi prej 1,491 metrash. Kabina ra njëqind metra pa mbërritur në shtyllën e fundit, në një udhëtim që zgjat rreth njëzet minuta. Walter Milan, i Shpëtimit Alpin, i tha Rainews24: “Teleferiku ra nga një pikë relativisht e lartë dhe u përplas në tokë përpara një peme të madhe. Ai është dukshëm i shkatërruar”.


Shtuar 23.05.2021 20:25