U dënua me 2 vite heqje lirie, cilat janë veprat penale që “burgosin” Adriatik Llallën

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

Por jo vetëm kaq, pasi gjykata vendosi që përveç vendimit me burg, I është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite,

Gjithashtu, GJKKO vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katror truall dhe një apartament në Durrës.

Gjithsesi, duhet të pritet verdikti i Apelit për të parë nëse zoti Llalla do të futet pas hekurave për të vuajtur dënimin.

Ne gjyqin ndaj Llallës ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste.

Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Kujtojmë se Adriatik Llalla është shpallur “non grata” në SHBA bashkë me familjen e tij.

 

Shtuar 20.05.2021 15:06