Tragjike! Nënë e bir ndërrojnë jetë nga Covid në Kosovë (FOTO LAJM)

Nënë e bir kanë ndërruar jetë në Kosovë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Bëhet fjalë për Zehra Ahmetin dhe Avni Ahmetin.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes Ahmeti.

“E nderuara familje Ahmeti, Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra.

Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju! Ngushëllime”, shkruan Latifi.

Kujtojmë se Kosova ditët e fundit ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave të shkaktuara si pasojë e COVID/albeu.com


Shtuar 4.09.2021 20:29