Tensione në bulevard, flakë nga molotovët dhe policia përdor gaz lotsjellës

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë kanë përfshirë tashmë bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Protestuesit kanë hedhur molotovë, duke shkaktuar zjarre në disa pika të bulevardit.

Të lidhura

None found

Policia ka përdorur sasi shumë të mëdha gazi lotsjellës për të larguar turmën.

Protestuesit po shtohen vazhdimisht dhe po hedhin molotovë e mjete piroteknike në drejtim të efektivëve.

Situata është përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa në bulevardin kryesor të Tiranës dëgjohen shpërthime të fuqishme.


Shtuar më 18.10.2026 17:24