Të rinjtë ngrihen në protesta në Indi, iu vënë flakën trenave

Një grup të rinjsh janë ngritur në protesta në Indi.

Protestat e tyre ishin mjaft të dhunshme, teksa ata i kanë vënë flakën një treni dhe kanë qëlluar me gurë një tjetër.

Këto lëvizje vijnë teksa vendi është duke u përballur me protestën e studentëve. Ata kundërshtojnë një konkurs rekrutimi “të manipuluar” të shpallur nga Shoqata e Hekurudhave.

Sipas Reuters, Shoqata Hekurudhore e Indisë është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në botë. Demonstratat me djegien e vagonave bosh të trenave zhvillohen kryesisht në shtetin lindor të Biharit, i cili ka një nga normat më të larta të papunësisë në Indi.

Incidente të dhunshme shpërthyen në fillim të kësaj jave kur u shpallën rezultatet e konkursit. Miliona indianë kishin aplikuar për rreth 150,000 vende pune në provincën Bihar, sipas Reuters.

“Procesi i rekrutimit nuk ishte transparent,” tha Asutos Singh, një nga protestuesit në Bihar. “Disa nga kandidatët që u punësuan i panë emrat e tyre në punë të ndryshme, gjë që është shumë e padrejtë”, shtoi ai./albeu.com/

Shtuar 28.01.2022 15:44