Pranverë e parakohshme me temperatura deri në 17 gradë, meteorologia tregon DATËN kur pritet të vijë

Situata termike është normalizuar në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por zonat malore mbetën edhe mëngjesin e sotëm në vlerat termike -7°C, -8°C.

Pasditja vonë e ditës së sotme pritet me rreshje shiu dhe dëbore. Dëbora do të zbres në 500 metra lartësi sontë vonë në mbrëmje.

Zonat e ulëta dhe bregdetare kanë kaluar në vlera pozitive për sa i përket temperaturave. Vranësirat do të jenë të dukshme dhe të pranishme gjatë gjithë ditës në Shqipëri.

Përsa i përket ditëve në vijim, do të mbetemi me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Dita e shtunë nis me rreshje shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare dhe rreshje dëborë në 600-700 metra lartësi nga niveli i detit dhe më lartë, bënë me dije meterologia Tanja Porja.

Kemi një rritje të vlerave termike gjatë së shtunës, ku temperatura më e ulët do të jetë -6°C dhe ajo me e lartë 13°C.

E diela vijon me një rënie të lehtë prej 2 gradë, por filllimi i javës, dita e hënë nis me 3 gradë celcius më ngrohtë në territorin Shqiptar duke arritur deri në 17 gradë celcius. Ky maximum flitet për zonat e ulëta dhe bregdetare./albeu.com/

Shtuar 28.01.2022 15:44