Gjatë konferencës së parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me sulmin kibernetik që i është bërë Shqipërisë, sulm në të cilin është përmendur Rusia si fajtore.
“Unë nuk mund të them nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje. Por është një histori shumë e shpifur e trafikut të organeve u nxit nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër dhe nga zëdhënsa rusë. Prandaj çfarë thash dhe çfarë mund të them sërish është se duke parë akuzat, nuk ka asnjë provë për trafik organesh dhe siç e dini kjo gjykatë speciale është ngritur bazuar mbi këtë raport. Është një raport plot me gjepura që ka sjellë në jetë këtë Gjykatë Speciale. Janë bërë shumë hetime të pavarura për këtë në Shqipëri dhe Kosovë dhe nuk kanë sjellë asnjë provë për këtë akuzë”, tha Rama.
Në përfundim Rama shtoi se Shqipëria asnjëherë nuk ka për tu dorëzuar përkundrejt idesë se ne jemi të vegjël dhe duhet të trajtohemi si të tillë./albeu.com