Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi sonte në emisionin “Debat në Shenja” se zyrtarët përgjegjës që nuk zbatojnë ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mund të përballen me përgjegjësi politike, deri në shkarkim.
Sipas Mexhitit, zbatimi i këtij ligji është në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetutën dhe politikat e Qeverisë.
Të lidhura
None found
“Do të ketë përgjegjësi politike. Nuk është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, në frymën e Kushtetutës, nuk është në frymën e Qeverisë. Do të shkarkohet. Si shkarkohet kryetari i Kuvendit nëse nuk e zbaton këtë ligj. Shembull, edhe presidenti. Presidenti duhet t’i ruajë ligjet, nuk mund t’i shkelë ligjet”, u shpreh ai.
Mexhiti shtoi se përgjegjësia ndryshon në varësi të rrethanave: një situatë është kur ligji nuk shkelet, ndërsa tjetër është kur një zyrtar e ka ligjin në dispozicion dhe, duke qenë i vetëdijshëm, kryen shkelje që sjell pasoja juridike dhe politike.







