Qeveria Çeke ka një muaj që është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme. Për shkak se ka pasur shumë raste me COVID-19 janë ashpërsuar edhe masat për të përmirësuar gjendjen me virusin.
Ditën e mërkurë me datë 22 dhjetor qeveria dha një njoftim për shumë masa të tjera që do të hyjnë në fuqi duke filluar që nga data 29 dhjetor.
Sipas masve në festsat e vitit të ri do lejohet një grumbullim deri në 50 persona dhe të gjithë këtyre personave do ti kontrollohet certifikata e vaksinimit.
Në tavolinat e restoranteve nuk lejohet më shumë se katër persona me përjashtim të tyre që janë të së njejtës familje, ky rregull do filloi nga data 29 dhjetor deri me 2 janar.
Në ngjarjet kulturore lejohen maksimumi 1 mijë persona me përjashtim kur njerëzit nuk janë të ulura nëpër karrige maksimumi i njerëzve që lejohet është 100.
Numri i rasteve të reja me koronavirus ka filluar të ulet këtë e bënë me dija institucioni shëndetësor Çek.
Popullsia çeke që ka marrë dy dozat e vaksinimit është 61.4 përqind, krahasuar me 67.8 përqind për të gjitha shtetet e BE-së.
Nga dat 22 dhjetor, vetëm personta që janë vaksinuar ose janë shëruar nga corona në gjashtë muajt e fundit lejohen në restorante dhe tubime masive.
Maskat vazhdojnë akoma të jenë të detyrueshme në hapsirat e mbyllur, në vendet e punës apo transportet publike./albeu.com/