Shqiptari arratiset në mënyrë spektakolare nga “shtëpia e barit” në Angli, por merret “në qafë” nga qeni

Një i ri shqiptar i quajtur Armando Hysaj arriti të arratisej nëpër bahçet e fqinjëve, kur oficerët britanikë zbarkuan në banesën e tij në Mansfield Ëoodhouse, më 7 shkurt të këtij viti.

Policia kishe shkuar për shkak të mospagimit të faturës së energjisë, por gjetën një “shtëpi bari”, e kjo ishte edhe arsye pse 25-vjeçari ia mbathi sapo kuptoi se policia ishte pas derës.

Teksa u largua nga kopshti i pasëm i fqinjëve të tij, dhe u fsheh në një kosh plehrash dhe mund të kishte  shpëtuar, nëse nuk kishte qenë Yogin, qeni i policisë.

Pas arrestimit shqiptari u tregua i kujdesshëm duke e mohuar përgjegjësinë për drogën.

Më shumë se 150 bimë kanabis u zbuluan të fshehura nëpër dhomat e gjumit dhe në garazhin e banesës, e cila kapte vlerën e 130 mijë paundëve, ndërsa Hysaj kishte hyrë ilegalisht në Britani.

Ai u shpall fajtor të mërkurën nga gjykata e Nottingham, e cila e dënoi me 8 muaj burg, ndërsa përballet edhe me deportimin drejt Shqipërisë.