SELANIK/ Momenti kur policia kap 300 kilogramë kokainë dhe armë, mbërriti nga Kolumbia (VIDEO)

Një operacion i madh policor është zhvilluar në Selanik. Policia ka kapr reth 300 kg kokakinë e cila vinte nga Kolumbia.

Në pranga kanë përfunduar 4 persona të huaj, ndërsa vlera e kokakinës shkon nga 10 deri në 14 milionë euro.

Sasia e kokainës është transportuar më pas në një shtëpi në zonën e Shkolarit, jashtë Selanikut, ku përfundimisht është konfiskuar, ndërsa katër arrestimet janë bërë njëkohësisht.

Shikoni momentin kur policia bastisi shtëpinë ku ndodhej droga:

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për britanikë, anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ata vetë duket se kanë jetuar vitin e fundit në Greqi, konkretisht në Athinë.

Sipas të njëjtave burime, operacioni është kryer nga Prokuroria e Drogës së Selanikut në bashkëpunim me autoritetet italiane, pasi rasti dyshohet se lidhet me një ngarkesë kokaine, e cila u kap 1.5 muaj më parë në një anije në Kalabri.

Katër të arrestuarit po dërgohen në prokurorinë e Selanikut.

Njoftimi i policisë greke:

Nga hetimet e kryera ndaj të arrestuarve, në I.X. Kamion tip furgon, në një automjet, në një shtëpi luksoze që kishin marrë me qira, si dhe në një shtëpi që banonte në Atikë, ndër të tjera, u gjetën dhe u konfiskuan:

297 kg e 257 gramë kokainë, e ndarë në 260 pako. Pistoletë  me karikator që përmban 9 fishekë. Kuti që përmban 41 fishekë . 2 radio portative. 2 aparate për interferencë sinjali. 2 pajisje pozicionimi elektronik. 1000 euro, si të ardhura nga trafiku i drogës. Doreza pune, shirita izolues, prerëse letre metalike dhe 11 celularë që i përdornin për transaksionet e tyre të paligjshme si dhe 3 pako lidhje celulare. /albeu.com/

kokaini__1_

kokainë__2_

kokainë__4_

kokainë__6_

kokainë__8_

kokaini__12_

kokaini__13_