Mbesa e ish-komandantit të UÇK-së Adem Jashari, Sala Jashari, është zgjedhur anëtare e asamblit në Kuvendin Komunal në Skënderaj.
Jashari ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë pozicion.
Ajo garonte në listën e pavarur “Ideal” në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku ka siguruar 375 vota.
Të dhënat janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.
Ajo mbante numrin 5 në listën e pavarur “Ideal”, të udhëhequr nga Bekim Jashari. Më i votuari i listës rezultoi Nuredin Lushtaku, me 6 mijë e 694 vota./albeu.com/