Më 1 korrik pritet vendimi i Gjykatës Themelore për të ndaluarit në Gazimestan

Të akuzuarit për veprën “shkaktim i trazirave dhe rrezikim i rendit dhe qetësisë publike” u deklaruan të pafajshëm para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa vendimi për rastin e tyre është caktuar të shpallet më 1 korrik.

Në Gazimestan, afër Prishtinës, gjatë shënimit të Vidovdanit më 28 qershor, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona, duke arsyetuar veprimin me pretendimin se ata “provokuan masën duke brohoritur parulla provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes”.

Të lidhura

None found

Njëri prej tyre u gjobit, ndërsa 36 të tjerët u dërguan në procedurë gjyqësore, por nuk u mbajtën në paraburgim.

Avokati Nikolla Todoroviq deklaroi se të akuzuarve u janë marrë dokumentet personale të identifikimit dhe shtoi se shumica e të ndaluarve janë serbë nga Serbia dhe nga vende të rajonit.

“Ka mjaft shtetas të huaj që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe njerëzit janë në vështirësi. Ata duhet të presin shpalljen e vendimit”, tha ai.

Çdo 28 qershor, serbë nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit mblidhen tradicionalisht në Gazimestan për të përkujtuar Betejën e Kosovës, përkatësisht përballjen kundër osmanëve në vitin 1389.

Në hyrje të Gazimestanit, vizitorëve iu shpërnda nga Policia e Kosovës një njoftim, ku thuhej se nuk do të tolerohej “mbajtja dhe shfaqja e simboleve të ndryshme që përfaqësojnë ose nxisin urrejtje ndëretnike, fetare apo politike”.

Disa prej të pranishmëve brohoritën “Kosova është Serbi” dhe kënduan këngë kushtuar Kosovës dhe Vidovdanit.

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe deklaroi se nuk e arsyeton dhe nuk do ta arsyetojë kurrë asnjë thirrje për urrejtje, dhunë apo cenim të rendit publik, por theksoi se “këngët popullore, kujtimi i të parëve, veshja tradicionale dhe shprehja paqësore e identitetit fetar dhe kombëtar nuk mund të trajtohen, në vetvete, si rrezik për rendin publik”.

Kisha shprehu po ashtu shqetësim për pretendimet se disa nga të ndaluarit ishin përballur me “keqtrajtim fizik dhe psikologjik, shuplaka, goditje, fyerje, kërcënime, poshtërim, si dhe pretendimeve se atyre u ishte kërkuar të brohorisnin ‘Kosova Republikë’, nën kërcënimin e rrahjes”.

“Këto pretendime duhet të hetohen dhe të verifikohen seriozisht. Edhe më shqetësuese janë pretendimet se një pjesë e veshjes tradicionale të njërit prej të ndaluarve ishte përdhosur dhe se disa personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet për keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj të ndaluarve. REL-i i ka dërguar pyetje Inspektoratit Policor të Kosovës për të mësuar nëse gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan ka pasur ankesa ndaj policisë dhe nëse është hapur ndonjë hetim, por deri tani nuk ka marrë përgjigje nga ky institucion.

Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin që aty mbajti në vitin 1989 udhëheqësi i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Ky fjalim përmendet shpesh si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë i dënoi ndalimet gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, duke i cilësuar ato si “një akt të turpshëm dhe të padenjë represioni”.

Edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që mbështetet nga Beogradi, bëri të ditur se ndalimet i sheh si përpjekje për frikësim dhe si dëshmi të “represionit të regjimit në Prishtinë”, duke shtuar se për këtë rast është njoftuar bashkësia ndërkombëtare. / REL


Shtuar 29.06.2026 19:48

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet