Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka vlerësuar se vendi duhet të ketë stabilitet institucional në mënyrë që të përfitojë në tërësi nga mundësitë që ofron momentumi i ri i zgjerimit të Bashkimit Evropian, Plani i Rritjes dhe programet e asistencës IPA.
Kjo deklaratë erdhi pas një takimi mes Shefes në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, dhe Drejtoreshës së Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.
Të lidhura
None found
Palatova e priti Superti në Prishtinë, përpara se ajo të zhvillojë takime me përfaqësues institucionalë dhe të shoqërisë civile.
“Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka kënaqësinë të mirëpresë Drejtoreshën e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në Prishtinë këtë mbrëmje, përpara takimeve të saj me përfaqësuesit institucionalë dhe të shoqërisë civile nesër. Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, Plani i Rritjes dhe IPA”, thuhet në njoftim.
