Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka komentuar mundësinë e krijimit të një koalicioni paszgjedhor, duke përfshirë edhe raportet e mundshme ndërmjet subjektit që përfaqëson dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, zgjidhja që do të parapëlqente është një bashkëpunim mes partive opozitare dhe komuniteteve joshumicë.
Të lidhura
None found
Në vlerësimin e tij për qeverisjen aktuale, Totaj kritikoi Vetëvendosjen, duke thënë se kjo parti ka dëshmuar se di të fitojë zgjedhje, por jo të qeverisë.
“Është dëshmuar që Lëvizja Vetëvendosje nuk di të qeverisë. Ata po dinë të bëjnë opozitë, të marrin votat, të marrin pushtetin, por të qeverisin nuk dinë”.
Ai deklaroi më tej se, sipas tij, mënyra e vendimmarrjes brenda kësaj partie është e përqendruar dhe varet nga lideri.
“Kemi parë qeveri të praktikantësh që nuk kanë energji e as vizion sepse aty funksionin sipas hierarkisë, sipas urdhrave edhe askush nuk e të drejtën të marrë vendim pa aprovimin e liderit suprem. Andaj një mendësi e tillë nuk na duhet”, theksoi ai.
