Real Madrid interesohet për ish-lojtarin e Juves nëse Rudiger nuk arrihet

Siç raporton “Fanatik”, Real Madrid i ka vënë sytë te Merih Demiral.

Gazeta turke është e sigurt se Ancelotti i ka bërë një kërkesë drejtuesëve të tij që të interesohen për Demiral. Ish-lojtari i Juventus-it po kalon një formë të mirë tek Atalanta e Gaseprinit.

Nga “Los Blancos” u larguan Sergio Ramos dhe Varane në verë, u afrua Alaba por Ancelotti kërkon edhe një tjetër mbrojtës qendror për të nënshkruar.

Real është në bisedime me Rudiger por nëse gjermani nuk arrihet, Demiral është alternativa e mundshme./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.01.2022 15:31