Rama sërish ftesë opozitës: Jemi gati të dialogojmë (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama sërish i ka bërë ftesë opozitës për dialog.

Rama shtoi se, PS nuk do të pranojë më asnjë përfaqësues të huaj për të zgjidhur krizat institucionale dhe politike.

“Tjetër t’i biesh kundërshtarit me ‘shuplakën’ e oratorisë e tjetër ti biesh tavolinave, tjetër të votosh kundër dhe tjetër të grisësh fletën e votimit. Ne duhet të sillemi si njerëz. Kjo sallë të mos zhytet në vulgaritet, ku historikisht askush nuk del i fituar. Shumë skena dhe fjalë për të cilat nuk mund të jemi krenarë ka arkivi 30-vjeçar i këtij vendi. Shumë mundësi të humbura për të bërë më shumë ka në kujtesën e këtij vendi. Unë sot nuk dua të drejtoj gishtin te pala tjetër por dua të mbaj përgjegjësinë e pjesës sonë të fajit për sa na takon. Ne nuk duam asnjë lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni. Ne nuk na duhet asnjë votë e juaja, por jemi gati të bisedojmë me ju për çdo gjë që ju dëshironi në të mirë të vendit. Ta keni të qartë me urdhra dhe kërcënime me ne nuk keni përfituar asnjëherë dhe asnjëherë nuk keni për të përfituar. PS nuk do të pranojë më asnjë përfaqësues të huaj për të zgjidhur krizat institucionale dhe politike. Ata krijohen nga ne dhe ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 10:36