Alibeaj-Nikollës: Zgjidhini hallet me njëri-tjetrin, mos i bini në qafë opozitës

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj në nisje të seancës ka pasur një debat me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Alibeaj i ka kërkuar Nikollës që t’i zgjidhin hallet e tyre pa i rënë në qafë opozitës.

Gjithashtu ai ka thënë se duhej më shumë kohë për opozitën dhe qyetarët për të shqyrtuar programin qeverisës, përpara votimit në Kuvend.

Alibeaj: Për ta marrë vesh të gjithë, një nga kërkesat që kishim ne, ishte që programi i qeverisë, i cili është i panjohur për deputetët, pasi dje u shpërnda, por edhe për qytetarët, do duhej të ishte një minimum kohe, 2-3 ditë, që publiku dhe deputetët të njiheshin me të.

Sa i përket kërkesës për përbërjen e komisioneve, kërkesa jonë është dorëzuar te ju, znj.kryetare. Nëse ju keni dëshirë të kufizoni anëtarësinë e opozitës, sic e keni bërë zakon që më 25 prill, kjo çështje nuk ka për të ecur. Deputetët tanë janë këta, janë shpërndarë në komisione në përputhje me komisione. Për cështje tjerët, ju gjeni gjuhën me njëri-tjetrin. Zgjidhini hallet me njëri-tjetrin, jo duke i rënë në qafë opozitës.

Nikolla: Diskutimin për komisionet do ta vijojmë në seancën tjetër plenare. Vijojmë me rendin e ditës. Ftoj kryeministrin Edi Rama./albeu.com

 


Shtuar 16.09.2021 10:31