Rama përplaset me Salianjin në Kuvend: Mos abuzoni?! Pse ça do të bësh ti?

Mungesa e kryeministrit Rama në Kuvend solli përplasje, debate dhe tensione në Kuvendin e Shqipërisë.

Ardhja e tij në orën 18:00, një orë më shumë sec ai premtoi, nuk u prit aspak mirë nga opozita e cila nuk pranoi të fliste pa qënë i pranishëm edhe kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Rama u përplas me deputetin demokrat Salianji, debat në të cilin nuk mungoi aspak tensioni.

Debati në Kuvend:

Salianji: Nuk kam ndonjë qejf të të madh të të shoh.

Rama: E kuptoj do ta kalojmë me durim. Do të bëj çmos për të krijuar kushte psikologjike pozitive. Mos e abuzoni tolerancën dhe as mirësjelljen.

Salianji: Po pse ça do bësh ti?

Rama: Është një shprehje që thotë mos përsrit të njëjtën gjë kur do të arrish një rezultat tjetër. Unë jam këtu me kërkesën tuaj. S’kam asnjë detyrim që të jemi këtu.

Për fatin tim ndryshe nga i juaji, unë kam shumë detyra. Unë kam zgjedhur frikën, trimërinë ua kam lënë ju. Kam ardhur që të rri si i trembur aty mbrapa. Mos na fyeni inteligjencën. Me të keq po ju them prapë se asgjë asnjëherë nuk do të fitoni. Me njerëzillëk, do merremi vesh. /albeu.com/

 


Shtuar 16.09.2021 18:37