Rama: Po vijoni luftën me metoda antike me të cilat vetëm keni humbur

Kryeministri i vendit, Edi Rama, me të mbërritur në Kuvend ka vijuar debatet me opozitën.

Rama hodhi akuza të rënda mbi përfaqësuesit e opozitës pas bllokimit që ata i bënë foltores së Kuvendit.

Sipas Ramës, me kto metoda të vjetra e të dhunshme, opozita as ka fituar dhe as do të fitojë ndonjëherë.

Fjala e Ramës:

Në këtë rregullore nuk shkruhet në asnjë rresht që ka detyrimin të qëndrojë në sallë kur nuk mund të jetë.

Së dyti, dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur aq shumë orë nuk mund të jetë i ndjekur nga të gjithë, por gjithçka që thuhet këtu dhe ka interes për ne analizohet më pas. Unë nuk erdha në orën 16:00, për asnjë arsye tjetër por prej ngarkesën e punës, sepse pasnesër do të largohem për shumë ditë. Janë shumë detyra për t’u ndjekur.

Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishit ngritur çështjen gjatë fjalës së kryetarit të PD, thashë që do të isha në orën 17:00. Unë do të isha këtu dhe kryetari do të merrte fjalën. Por ju bllokuar foltoren. Me të keq, me akte që vënë para forcën fizike përdorimin e trupit si pengesë me ne as nuk keni fituar ndonjëherë dhe as nuk do të fitoni./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 18:32