Basha: Rama si Assadi i Sirisë, i degdisi shqiptarët rrugve (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar replikat e tij me Ramën në Kuvend.

Basha ka hedhur akuza të rënda për qeverinë dhe e akuzon atë për varfërimin e shqiptarëve.

Sipas Bashës, Rama ka marr peng vendin dhe ka vjedhur zgjedhjet, të cilat sipas tij janë fituar bindshëm nga opozita.

Kreu i Pd e krahason Ramën me Bashar Al Assad, kur thotë se ky i fundit i ka degdisur shqiptarët në Europë./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 18:40