Putini kërcënon Evropën, shkel hapësirën ajrore suedeze

Një avion zbulues rus ka shkelur për një kohë të shkurtër hapësirën ajrore suedeze, njoftoi sot shtabi i përgjithshëm skandinav, autoritetet e të cilit po shqyrtojnë një aplikim të mundshëm për anëtarësim në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Një avion rus AN-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten mbrëma”, tha Ministria suedeze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ekuipazhi e saj ka monitoruar incidentin dhe e ka fotografuar .

“Aeroplanët luftarakë suedezë ndoqën incidentin dhe fotografuan avionin rus”, tha ministria e mbrojtjes.

Ministri suedez i mbrojtjes Peter Hultqvist dënoi incidentin e së premtes, i cili ndodhi në sfondin e aplikimit të parashikuar të Suedisë për anëtarësim në NATO, të cilit Rusia e kundërshton fuqishëm, edhe Finlanda fqinje pritet të aplikojë.

“Ne, sigurisht, do të veprojmë në rrugë diplomatike kundër kësaj,” tha Hultqvist, sipas gazetës Aftonbladet.

“Ky veprim është joprofesional dhe duke pasur parasysh situatën e përgjithshme të sigurisë, jashtëzakonisht i papërshtatshëm. Sovraniteti suedez duhet të respektohet gjithmonë.”

Suedia dhe Finlanda pritet të aplikojnë për anëtarësim në NATO në javët e ardhshme, një veprim që dikur ishte i paimagjinueshëm.