Nis numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD

Ka nisur procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Procesi i numërimit të votave nisi pas mbi 2 orëve pushim dhe do të zhvillohet në selinë PD.

Kujtojmë se demokratët kanë votuar sot 150 emra nga 420 kandidatë për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Që prej më shumë se 6 orësh 1425 delegatë nga 1800 gjithsej janë mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve për të mbajtur punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Vendimet e marra sot në Kuvendin Kombëtar:

1.Miratohen ndryshimet në statut

2.Miratohet data 22 maj për zgjedhjet për kryetarin e PD

3.Shpallet vakanca për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD

4.Miratohet rezoluta.

5.Përzgjedhja me votim të fshehtë e Këshillit Kombëtar të PD/albeu.com/