Publikohet dokumenti sekret, Ambasada shqiptare në Athinë do të sulmohej me eksploziv gjatë kësaj periudhe

Një sulm me lëndë plasëse eksploziv ishte planifikuar të kryhej në ambasadën shqiptare që ndodhet në Athinë. Bëhet fjalë për planifikimin e atentatit për t’ kryer në prill të vitit 2021.

Mësohet se 4 persona janë të dyshuar për planifikimin e kësaj ngjarje kriminale. Dokumenti është bërë sekret nga hakerat iranianë të cilët kanë siguruar të dhëna nga njësia e anti-terrorit gjatë kohës që është bërë sulmi kibernetik.

Në këtë informacion të klasifikuar si tepër sekret, Drejtoria e policisë së Shtetit dhe njësia e antiterrorit i dërgon një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA.

Në këtë letër theksohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryeqytetin grek.