Në ditën e 95-të të aksionit qytetar, protestuesit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë filluar të lëvizin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Turma po marshon në mënyrë të organizuar, ndërsa lëshon thirrje të vazhdueshme kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të 14 protestuesve që u arrestuan një natë më parë. Pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se selia e qeverisë do të rrethohet sërish.
Të lidhura
None found
Organizatorët dhe aktivistët kanë bërë të ditur se synojnë të përsërisin skenarin e një dite më parë, kur bllokuan hyrjet kryesore të Kryeministrisë gjatë kohës që kreu i ekzekutivit ndodhej në zyrën e tij.
