Juventusi ka depozituar në UEFA listën zyrtare të futbollistëve për sezonin 2026/27 të Ligës së Evropës, ku mungon emri i reprezentuesit të Kosovës, Edon Zhegrovës.
Të lidhura
None found
Anësori kosovar nuk është përfshirë në Listën A të klubit italian, çka nënkupton se nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës në fazën e parë të këtij kompeticioni evropian.
Zhegrova nuk ishte aktiv as në sfidën e fundit, në të cilën Juventusi fitoi ndaj Parmës. Klubi e kishte nxjerrë gjithashtu në shitje, por deri tani nuk kishte pasur blerës seriozë.
Mes futbollistëve të përfshirë në listën e Juventusit janë Bremer, Federico Gatti, Manuel Locatelli, Teun Koopmeiners, Kolo Muani, Douglas Luiz, Conceicao, Wenston McKennie dhe Nico Gonzalez, si dhe emra të tjerë.
Lista B e “Zonjës së Vjetër” përfshin Kenan Yildiz, Radu, Owusu, Huli, Durmisi dhe Elimoghale.
Vendimi për të lënë jashtë Zhegrovën vjen pas raportimeve se ai nuk bën më pjesë në planet e Juventusit. Tashmë, kjo situatë është konfirmuar zyrtarisht edhe në listën e dorëzuar për garat e UEFA-s.
Futbollisti kosovar, i cili kaloi te Juventusi nga Lille, ndodhet në një pozitë të paqartë te klubi italian, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni apo hapi i tij i ardhshëm.
