Gjykata cakton masa sigurie për 22 protestuesit e ndaluar në Durrës

Gjykata e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 22 të rinjtë që policia ndaloi pas protestave të zhvilluara në qytet.

Avokatët mbrojtës bënë të ditur se katër prej tyre u caktua të qëndrojnë në “arrest shtëpie”, ndërsa 18 të tjerëve iu vendos masa “detyrim paraqitjeje”.

Të lidhura

None found

Të rinjtë u ndaluan në ditën e parë të protestave në Durrës. Pas vendimit të gjykatës, ata do të ndiqen në gjendje të lirë, sipas masës së sigurisë përkatëse.


Shtuar më 18.10.2026 16:55