Pronari e përzuri nga lokali, shqiptari kthehet dhe e sulmon(VIDEO)

Mbrëmjen e së dielës, një debat mes një shqiptari dhe një italiani, për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi.

Ngjarja ka ndodhur në Vetralla pranë Romës, ku italiani Cristian Dolci, pronar i një lokali ka përzënë një shqiptar i cili ishte i dehur dhe po bënte veprime të pahijshme dhe ngacmonte klientët e pranishëm.

Mediat italiane, shkruajnë se pasi bëri gjestet e turpshme në lokal, shqiptari është përzënë nga italiani për t’u kthyer pas disa minutave me një mjet prerës në dorë, me të cilën sulmoi pronarin e lokalit.

Ky i fundit, arriti t’i shmangej goditjes dhe mori në dorë një karrige për t’u mbrojtur.

Në video dëgjohen edhe zëra të të pranishmëve, të cilët tmerrohen nga tentativa e shqiptarit për të sulmuar pronarin e lokalit, i cili u kërkoi më pas të thirrnin karabinierët për të bërë të mundur arrestimin e agresorit.

 


Shtuar 19.12.2023 10:17