Presidenti Trump paralajmëron Iranin pas sulmeve të reja amerikane: Shkelët armëpushimin, një ditë mund t’ju shkatërrojmë

Presidenti amerikan Donald Trump, në një postim,  ka bërë  akuza të drejtpërdrejta ndaj Iranit, por edhe kërcënime të forta, lidhur me sulmet e reja amerikane ndaj objektivave në Iran, për të dytën ditë radhazi.

Trump deklaroi se sulmet ndaj pozicioneve të forcave të armatosura iraniane u kryen pasi Teherani, sipas tij, ka shkelur sërish marrëveshjen e armëpushimit.

Të lidhura

None found

Më tej, presidenti amerikan kaloi në kërcënime, duke thënë se mund të vijë një moment kur SHBA-ja nuk do të mund të vazhdojë më me qasje diplomatike dhe do të detyrohet të përfundojë ushtarakisht operacionin e nisur.

“Nëse kjo ndodh, Republika Islamike e Iranit nuk do të ekzistojë më”, shkroi Trump në reagimin e tij.

Në postimin e tij, ai deklaroi:

“Avionët e Shteteve të Bashkuara sapo goditën pozicione të magazinimit të raketave dhe dronëve të Iranit, si dhe instalacione radari bregdetar, për shkak të shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit, EDHE NJË HERË TJETËR! Ka shumë mundësi që ata të mos e mësojnë kurrë.

Mund të vijë një moment kur ne nuk do të jemi më në gjendje të jemi racionalë dhe do të detyrohemi ta përfundojmë ushtarakisht punën që nisëm me shumë sukses. Nëse kjo ndodh, Republika Islamike e Iranit nuk do të ekzistojë më.

Presidenti Trump”.

Më herët gjatë ditës, avionët luftarakë amerikanë goditën disa objektiva ushtarake iraniane, përfshirë infrastrukturë mbikëqyrjeje, sisteme komunikimi, pozicione të mbrojtjes ajrore, objekte për ruajtjen e dronëve dhe instalime të minave detare.

 


Shtuar 28.06.2026 09:04

grandpashabetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpasbetparkcasibomgrandpashabetjojobet girişextrabetbetpasbetpasmeritkingUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetmarsbahisholiganbetBetpasjojobet