PPE uron Bashën: Rizgjedhje e pastër në krye të PD-së

Partitë Popullore Europiane kanë uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen e tij si kryetar i PD-së. Përmes një postimi në Twitter, PPE shkruan se ishte një rizgjedhje e pastër në krye të PD-së.

“Urimet tona të ngrohta për Lulzim Basha nga partia jonë shqiptare anëtare PD për rizgjedhjen e tij të pastër si kryetar partie. Le të vazhdojmë të forcuar & bashkërisht luftën tonë për një Shqipëri të prosperuar”, thuhet në postimin në Twitter./albeu.com

 


Shtuar 14.06.2021 15:36