“Po të vinte do të arrestohej”, Berisha dy fjalë për Bashën për vizitën në SHBA

Ditën e sotme, në një intervistë për “Euronews Albania”, kreu demoktrat Lulzim Basha tha se ka marrë një ftesë zyrtare nga SHBA për ta zhvilluar disa takime të rëndësishme atje.

Në lidhje me këtë deklaratë të Bashës, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu drejtuar me dy fjalë.

“Sot ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA, unë do i them dy fjalë, Lulëzim, në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe “Saje qorri”, Saimir Tahiri, shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje, jo me një por me dy po kaq të rënda, me dosjen “Muzin” dhe dosjen “Toyota Yaris”.

Tre vjet më parë u nis për në SHBA, doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, nuk shkoi. Pyetën, çfarë ndodhi?

Po të vinte do arrestohej, ju thanë demokratëve. Dosja “Muzin” është një dosje përvëluese për “peng-Bashën”. Edhe Saje shkoi me dosjen Habilaj, por ja ku e ka në kurriz dhe kalon nga gjykata në gjykatë” tha Berisha./albeu.com


Shtuar 19.11.2021 17:58