Buxheti për rininë dhe fëmijët, Rama: Vitin e ardhshëm, ndryshim rrënjësor në informatikë

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Bora Muzhaqi kanë prezantuar buxhetin e vitit 2022 për rininë dhe fëmijët.

Gjatë fjalës së tij Rama njoftoi se do të ngrihen dy qendra të reja informatike në Vlorë dhe Shkodër dhe shtoi se gjatë mandatit të tretë këto qendra do të shtrihen në të gjithë bashkitë e vendit.

“Sa i përket rinisë buxheti fillon të adresojë disa çështje që janë të përditshmërisë tuaj qoftë në shkollë, qoftë pas shkolle. Për hir të vërtetës dua ta përsëris atë që tha Bora, si një vlerë të shtuar të kontributit të drejtpërdrejtë të jush që keni marrë pjesë në takimet për strategjinë për rininë, na keni ndihmuar për të kuptuar se cilat janë pikat kyçe për të ndërhyrë këtë hartë të re të angazhimeve dhe investimeve për kategorinë tuaj.

Për herë të parë kemi adresuar në mënyrë të veçantë, nevojën për rritjen cilësore të nivelit të laboratorëve të shkollave. E kemi vënë re në të gjithë takimet që laboratorët që ne kemi nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojën e tyre për të ofruar mjete dhe instrumente cilësore në mënyrë që mësimi i teorisë të mund të kalojë në praktikë duke pasur në dorë të gjithë instrumentet e nevojshëm. Laboratorët janë të varfër, puna vijon të bëhet në tori dhe jo me instrumente ashti si për laboratorët e informatikës janë larg në gjendje për të plotësuar nevojën e domosdoshme të mësimit të informatikës. Ne do bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve që nga viti i ardhshëm më mirëpajisjen e tyre dhe do bëjmë ndryshim rrënjësor të informatikës.

Për ne është e qartë që nëse duam të kemi në shqip një treg që të ofroj punë të shumë mirë paguar për të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion të zhvillimit ekonomik duhet të investojmë shumë në njohuritë kompjuterike duke filluar që nga klasa e parë. është fjala për një gjuhë të re, jo anglisht, por një gjuhë që do bashkojë nëse të gjithë botën. Kjo është e ardhmja por për ta bërë këtë atë ardhme të tashme dhe për ta shtrirë kapacitetin e të rinjve në shumë më tepër sesa në grupin e atyre që këtë punë e bëjnë thjesht me ambicien, na duhet që të bëhemi aleatët tuaj në një rrugë ku hap pas hapi ju të keni hapësirat dhe mundësitë për të përvetësuar këtë gjë. Sistemi i ri të mësuarit të tek përmes mësimit t informatikës në shkollë dhe këtë do ta bëjmë duke ndryshuar edhe kurrikulën e mësimit të informatikës dhe pastaj për t’iu dhënë atyre që janë më të pritur kohë hapësirë dhe mundësi që të zhvillojnë dijet edhe pas shkolle duke pas qendra speciale ku mund të marrin mësime intensive dhe më pas mund të përfshihen në tregun global të tregut online. Ne kemi filluar punën për të pasur dhe dy qendra të tjera ku të shtrihet eksperienca e këtyre qendrave në Vlorë dhe Shkodër, ambicia është që brenda këtij mandati të kemi qendra të tilla në të gjitha bashkitë”, tha Rama./albeu.com