“Po na marrin burimin e ujit”, të rritur e fëmijë protesojnë kundër projektit në Kërçisht të Dibrës: Do bëhemi kufoma këtu!

Banorët e fshatrave Kërçisht i Sipërm dhe i Poshtëm në Dibër kanë dalë sërish këtë të hënë në protestë, për të kundërshtuar projektin e bashkisë Dibër.

Të rritur e fëmijë dolën sot për të mbrojtur burimin e ujit, të cilin Bashkia Dibër kërkon ta marrë nëpërmjet një projekti për furnizim me ujë të pijshëm të Maqellarës.

Fëmijët me hunjë në duar protestojnë për burimin e ujit. Banorët shprehen të vendosur që nuk do të lejojnë për asnjë arsye marrjen e ujit të fshatit si dhe i kërkojnë Bashkisë Dibër të anulojë projektin.

“Do bëhemi kufoma këtu”, tha njëri prej protestuesve.

Protesta e banorëve është monitoruar nga policia e shtetit, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident./albeu.com.