Rrahu gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 45-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 45 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com.


Shtuar 23.01.2023 13:28