Pas premtimit të Ramës për 2500 euro shpërblim, policia shoqëron me forcë protestuesit

Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Efektivët e policisë kanë nisur shoqërimet me forcë, ndërsa në një skenë janë parë 8 efektivë duke tentuar të arrestojnë një person.

Skena të tilla kanë ardhur duke u rënduar, ndërsa vetëm sot kryeministri Edi Rama, u premtoi atyre rritje rroge dhe një shpërblim prej 2500 eurosh për ata që ndodhen pranë protestës.

Të lidhura

None found

Gjithashtu ka patur edhe plumba gome në drejtim të tyre nga ana e efektivëve. Policia ka shkuar në drejtim të turmës me makina të shumta dhe furgona në ndjekje të tyre.

Sakaq, efektivët arritën të kapin një të ri në Parkun Rinia.


Shtuar më 19.10.2026 15:28