Papa Françesku vështirësi në ecje? Dy persona e ndihmojnë të ulet në karrige (VIDEO)

Spekulimet po vazhdojnë të rriten rreth Papa Françeskut se ai mund të japë dorëheqjen, pasi u pa sot duke ecur me shumë vështirësi, ndërsa dy persona e mbanin prej krahësh.

Thashethemet se 85-vjeçari, i cili ka qenë Papë për nëntë vjet, mund të japë dorëheqjen filluan pasi ai shtyu një udhëtim në Afrikë dhe njoftoi një takim të pazakontë të kardinalëve

I fotografuar në audiencën e tij të përgjithshme javore në Vatikan, argjentinasi foli se si pleqëria është ‘një kohë për të gjetur forcë në dobësi’ dhe inkurajoi të moshuarit që të përqafojnë dobësinë dhe pafuqinë e tyre. Ai dukej se ishte në siklet gjatë hipjes dhe daljes nga karrigia dhe shoqërohej nga dy persona./albeu.com

Shtuar 22.06.2022 16:22