E trishtë, ish-Miss 2018 humb jetën në moshën 27-vjeçare

Miss-i Gleycy Correia ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare pasi pësoi hemorragji në tru dhe atak në zemër pas një operacioni për heqjen e bajameve.

Gleycy Correia, e cila u kurorëzua “Miss Contents United Brazil” në vitin 2018, ndërroi jetë të hënën në një spital në Macae. Trupi i saj i pajetë është dërguar në një ekzaminues mjekësor lokal për autopsi.

“Ajo bëri një operacion për të hequr bajamet [në fund të marsit] dhe pas pesë ditësh në shtëpi, ajo pati një hemorragji,” tha për The Mirror një burim i afërt.

“Ajo shkoi në spital dhe pati një arrest kardiak më 4 prill.”

“Që atëherë ajo ishte në gjendje kome dhe sot ndërroi jetë”, theksoi më tej burimi.

Miku i familjes, Pastor Jak Abreu, reagoi në rrjete sociale. Ai theksoi se prindërit e të resë dyshojnë se mund të ketë pasur neglizhencë mjekësore gjatë operacionit të heqjes së bajameve.

Correia numëronte më shumë se 52,000 ndjekës në Instagram.

Bukuroshja brune lindi në Brazil dhe vinte nga një familje e varfër.

“Unë me të vërtetë nuk kam lindur në djep të artë, unë vij nga një familje shumë modeste, por jam shumë krenare për këtë, vërtet krenare”, shkruante më herët ajo.

Correia u kurorëzua “Miss Contents United Brazil” në moshën 23 vjeçare.

Pasi fitoi konkursin e bukurisë, ajo punoi si modele dhe estetiste./albeu.com

Shtuar 22.06.2022 16:22