Osmani: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha sot se përkundër faktit që Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave Bashkimi Evropian ende nuk e ka përmbushur premtimin.

Osmani në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se procesi i integrimeve evropiane mbetet prioritet mbi prioritetet.

“Kosova dhe Maqedonia kanë interesa të njëjta strategjike sa i përket integrimeve. Procesi i integrimeve mbetet prioritet mbi prioritetet.

Përkundër faktit që Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, Bashkimi Evropian ende nuk e ka përmbushur premtimin”, tha Osmani.


Shtuar 15.12.2021 11:13