DETAJET/Polici mori leje për testin e drogës dhe kreu krimin, viktima tentoi t’i paguante pijet

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Tiranë ku një efektiv policie qëlloi me armë zjarri në zemër shtetasin Jurgen Duka.  Burimet bëjnë me dije se autori i krimit, efektivi Arbër Sula, i cili është ende në kërkim, ishte me leje në Tiranë pasi do ti nënshtrohej testit të drogës.

Shkak për krimin e rëndë në një market në Tiranë, mësohet se ka qënë radha për të paguar pijet alkolike, ku viktima i ka marrë pijet efektivit dhe i ka thënë se do i paguajë ai dhe për të.

Sherri banal ka agravuar në përplasje fizike fillimisht aty ku efektivi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi viktimën, 29 vjeç, Jurgen Duka duke i marrë jetën.

Mësohet se detajet e fundit të kësaj ngjarje të rëndë janë rrëfyer në polici nga shtetasi Orgest Drazhi, mik i viktimës i vënë në pranga sot për moskallëzim krimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S. /albeu.com/

 


Shtuar 15.12.2021 11:02