Jo vetëm me Markun, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj prezanton të bijën me partneren e re (FOTO LAJM)

Pak para dasmës së bujshme të Rudina Dembacaj me Mark Frrokun edhe ish bashkëshorti i aktores, I icili dashur pa dashur është bërë pjesë e medias dhe lajmeve rozë, publikoi partneren e re, por duke u siguruar gjithmonë të ruaj privatësinë dhe të mos zbulojë identitetin.

Me ardhjen e partneres së re, marrëdhënia e Aleksit me Rudinën nuk është më për tu marr shembull, pasi duket se raportet e mira që gëzonin pas divorcit janë prishur. Ata nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe Aleksi patjetër nuk ishte në dasmën e saj. Por gjithsesi ata janë të lidhur prej vajzës së tyre, Viktorias e cila jeton me Rudinën dhe Mark Frrokun.

Aleksi së fundmi ka treguar se e ka prezantuar Viktorian me partneren e re dhe ka publikuar një foto ku duket se shkojnë mjaft mirë bashkë./albeu.com/


Shtuar 15.12.2021 11:15