Operacioni blic në Vlorë, zbulohen makineritë dhe 5 ambiente ku ushtroheshin lojërat e fatit (FOTO LAJM)

Detaje të reja bëhen me dije nga aksioni i policisë në qytetin e Vlorës, kundrejt lojërave të fatit. Mësohet se deri më tani janë arrestuar disa persona.

Siç shihet dhe në foto, makineri të lojërave të fatit janë gjetur në pesë ambiente të ndryshme që menaxhoheshin nga persona me precedentë penalë.

Gjithashtu raportohet se janë bllokuar 5 pika lojërash fati. Aksioni vijon ende dhe është shtrirë edhe në lagje periferike të qytetit, ku ka dyshime po ashtu për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Për të dytën ditë në Vlorë po kryhen kontrolle. Sot ka dalë në terren vetë Policia e Vlorës dhe është vënë në kërkim të personave problematikë që qarkullojnë me armë zjarri.

Shtuar 15.06.2021 19:20